Turqia

"Rezultati i samitit të BE-së tregon se Greqia dhe Qiproja Jugore vazhdojnë të shtyjnë përpara kërkesat maksimaliste"

"Në këtë drejtim, në vend që të mbështesë pretendime ligjërisht të pavlefshme, BE-ja duhet t'u bëjë thirrje të gjithë anëtarëve të saj të zbatojnë të drejtën ndërkombëtare", tha ai

Serdar Dincel  | 28.06.2025 - Përdıtësım : 28.06.2025
"Rezultati i samitit të BE-së tregon se Greqia dhe Qiproja Jugore vazhdojnë të shtyjnë përpara kërkesat maksimaliste"

Stamboll

Turqia ka deklaruar se rezultatet e samitit të liderëve të Bashkimit Evropian (BE) tregojnë se Greqia dhe Qiproja Jugore vazhdojnë përpjekjet për të imponuar pretendimet e tyre maksimaliste, transmeton Anadolu.

"Rezultatet e miratuara në samitin e liderëve të BE-së, të mbajtur më 26 qershor të vitit 2025, tregojnë se Greqia dhe Administrata Greko-Qipriote e Qipros Jugore (GCASC) vazhdojnë përpjekjet e tyre për të imponuar pretendimet e tyre maksimaliste, të cilat janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe parimin e barazisë, mbi BE-në", shkroi në platformën X zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Öncü Keçeli.

Keçeli tha se Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar midis Turqisë dhe Libisë në vitin 2019 në lidhje me përcaktimin e kufijve të juridiksioneve detare në Mesdhe është një "marrëveshje plotësisht legjitime" sipas të drejtës ndërkombëtare, duke demonstruar se Ankaraja nuk do të lejojë kurrë shkeljen e të drejtave dhe interesave të saj legjitime.

Ai theksoi se deklaratat e njëanshme të BE-së, të nxitura nga motive politike mbi një çështje të ndjeshme si përcaktimi i kufijve detar, i cili ka dimensione ligjore dhe teknike, nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit rajonal.

"Në këtë drejtim, në vend që të mbështesë pretendime ligjërisht të pavlefshme, BE-ja duhet t'u bëjë thirrje të gjithë anëtarëve të saj të zbatojnë të drejtën ndërkombëtare", tha ai.

Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime në Mesdheun Lindor brenda kornizës të së drejtës ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.