Turqia

Rezervat ndërkombëtare të Turqisë arritën nivelin rekord prej 183 miliardë dollarësh

Që nga 26 shtatori, rezervat ndërkombëtare janë rritur me 2.3 për qind krahasuar me javën e kaluar, rezervat e arit janë rritur me 2.7 për qind

Mücahithan Avcıoğlu  | 02.10.2025 - Përdıtësım : 03.10.2025
Rezervat ndërkombëtare të Turqisë arritën nivelin rekord prej 183 miliardë dollarësh

Stamboll

Rezervat zyrtare ndërkombëtare të Bankës Qendrore Turke arritën nivel të ri rekord prej 183 miliardë dollarësh që nga 26 shtatori, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, transmeton Anadolu.

Rezervat u rritën me 2.3 për qind ose 4.1 miliardë dollarë, nga 178.85 miliardë dollarët e javës së kaluar, tha Banka Qendrore.

Rezervat në valutë të huaj në valuta të konvertueshme u rritën me 2.1 për qind në 79 miliardë dollarë krahasuar me javën e kaluar.

Rezervat e arit të bankës, përfshirë depozitat e arit dhe ato të shkëmbyera me ar u rritën me 2.7 për qind në 96.3 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë.

Ndërkohë, pozicioni total i rezervave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të drejtat speciale të tërheqjes ranë me 0.4 për qind duke arritur në 7.7 miliardë dollarë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın