Turqia

Retë mahnitëse Mammatus shkëlqejnë në ngjyrat e perëndimit të diellit në Turqi

Retë mammatus ndriçuan nga drita e fundit e diellit që perëndonte pas një shiu të lehtë në Fethiye, duke krijuar pamje mahnitëse për banorët dhe turistët në zonë

Abdulbesar Ademi  | 29.10.2025 - Përdıtësım : 29.10.2025
Retë mahnitëse Mammatus shkëlqejnë në ngjyrat e perëndimit të diellit në Turqi Foto: Onur Çadır/AA

Mugla

Retë e rralla të tipit Mammatus janë shfaqur mbrëmë në qiellin mbi rrethin Fethiye në provincën Mugla të Turqisë, raporton Anadolu.

Retë mammatus ndriçuan nga drita e fundit e diellit që perëndonte pas një shiu të lehtë në Fethiye, duke krijuar pamje mahnitëse për banorët dhe turistët në zonë, të cilët ndaluan për të fotografuar qiellin që dukej sikur ishte pikturuar me dritë dhe hije.

Këto re janë formacione në formë valëzimesh që varen poshtë bazës së reve dhe formohen kur ajri i ftohtë brenda resë zhytet në ajrin më të ngrohtë poshtë saj.

Fethiye, një destinacion i njohur turistik në rivierën turke, shpesh përjeton dukuri të tilla pas periudhave me lagështi të lartë dhe ndryshime të menjëhershme të temperaturës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.