Turqia

Reshjet e dendura të shiut ndryshojnë ngjyrën e detit në Antalya

Pas shiut gjatë natës së kaluar, pjesë të detit pranë bregut u kthyen në ngjyrë kafe ndërsa zonat më të thella shfaqnin nuancat kaltër dhe bruz

Ekip  | 02.04.2025 - Përdıtësım : 03.04.2025
Reshjet e dendura të shiut ndryshojnë ngjyrën e detit në Antalya

Antali

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së kaluar kanë ndryshuar ngjyrën e detit të qytetit turistik turk Antalya, raporton Anadolu.

Pas shiut gjatë natës së kaluar, pjesë të detit pranë bregut u kthyen në ngjyrë kafe, ndërsa zonat më të thella shfaqnin nuancat kaltër dhe bruz.

Edhe ngjyra e përroit Boğa, uji i të cilit derdhet në det, gjithashtu është kthyer në kafe për shkak të baltës.

Turistët dhe banorët e qytetit Antalya shijuan këto pamje duke ecur në plazh dhe duke fotografuar detin e kthyer në ngjyra të ndryshme, ndërkohë pulëbardhat në tufa dyndeshin drejt ujit në përpjekje për të gjetur ushqim mes dallgëve të detit.

Reshjet e shiut në Antalya kanë vazhduar për dy ditë me ndërprerje, por gjatë natës së kaluar ishin më të intensifikuara, të shoqëruara edhe me bubullima.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.