Turqia

Qeveria siriane kërkon mbështetje zyrtare nga Turqia për të forcuar mbrojtjen dhe për të luftuar terrorizmin

"Në përputhje me këtë kërkesë, ne i vazhdojmë përpjekjet për të ofruar trajnime, konsulencë dhe mbështetje teknike për të rritur kapacitetin mbrojtës të Sirisë", tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare

Utku Şimşek, Yusuf Soykan Bal  | 23.07.2025 - Përdıtësım : 24.07.2025
Qeveria siriane kërkon mbështetje zyrtare nga Turqia për të forcuar mbrojtjen dhe për të luftuar terrorizmin

Stamboll

Qeveria siriane ka kërkuar mbështetje zyrtare nga Turqia për të forcuar kapacitetin e saj mbrojtës dhe për të luftuar grupet terroriste, veçanërisht DEASH-in, tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu.

"Në përputhje me këtë kërkesë, ne i vazhdojmë përpjekjet për të ofruar trajnime, konsulencë dhe mbështetje teknike për të rritur kapacitetin mbrojtës të Sirisë", tha ministria.

"Qëllimi kryesor i Turqisë është të mbështesë unitetin politik dhe integritetin territorial të Sirisë dhe të udhëheqë përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në rajon", shtoi ajo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın