Turqia

Qengji "Kaçurrel" nuk ndahet nga pronari i tij, ai e merr edhe në punë

Ilkay Ismailoglu, i cili nisi të kujdesej për qengjin që e quajti "Kivircik" në shtëpinë e tij, për shkak se jeton vetëm, e merr kafshën me vete edhe kur shkon në punë

Tuğçe Turgu  | 28.03.2026 - Përdıtësım : 28.03.2026
Qengji "Kaçurrel" nuk ndahet nga pronari i tij, ai e merr edhe në punë Foto: Tuğçe Turgu/AA

Samsun

Në qytetin turk të Samsunit, esnafi Ilkay Ismailoglu, i cili e mori në përkujdesje një qengj që kishte humbur të ëmën kur ishte 20-ditësh, e merr atë me vete edhe në vendin e punës, të cilin e ka quajtur ka quajtur "Kivircik" (Kaçurrel).

53-vjeçari Ismailoglu, i cili merret me shitje telefonash celularë, i ktheu një miku qengjin për të cilin ishte kujdesur për rreth 4 muaj.

Duke dashur të marrë në përkujdesje një kafshë tjetër, një mik i tij i solli disa ditë më parë një qengj rreth 20-ditësh, e ëma e të cilit kishte ngordhur.

Ismailoglu, i cili nisi të kujdesej për qengjin që e quajti "Kivircik" në shtëpinë e tij, për shkak se jeton vetëm, e merr kafshën me vete edhe kur shkon në punë.

"Kivircik", i cili nuk ndahet nga Ismailoglu në rrugë, tërheq vëmendjen e kalimtarëve.

"Flemë bashkë edhe natën"

Ismailoglu u tha gazetarëve se dashuria për kafshët, që filloi me qengjin e një miku, me kalimin e kohës u shndërrua në një lidhje të fortë.

Duke theksuar se ishte kujdesur për rreth 4 muaj për qengjin e një miku, Ismailoglu tha: "Më pas ai e mori atë qengj nga unë. Qava sepse isha lidhur me të. Më pas u thashë disa barinjve që kur të kenë këlyshë, të më sjellin një qengj".

Ai tregoi se një bari i solli qengjin që kishte humbur të ëmën.

"Nuk ndahemi fare nga njëri-tjetri. Flemë bashkë edhe natën. Kur unë dal, ai e prish shtëpinë dhe qan. Kur kthehem, qetësohet pranë meje. Është mësuar edhe me erën time. Është gjithmonë me mua", shpjegoi ai, duke njoftuar se qengji është rreth 20-ditësh.

"Kujdesem shumë për të. Ai pi katër biberona qumësht në ditë. Vendos mushama mbi divan, pastaj batanije dhe fle aty. Në mëngjes e lajmë mushamanë", shtoi ai.

Duke theksuar se mes tyre është krijuar një lidhje e fortë, Ismailoglu tha: "Shkojmë shumë mirë bashkë. Është shumë i dashur, duket sikur e kemi gjetur njëri-tjetrin. Shpresoj që të mos ndahemi".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın