Turqia

Përplasen 2 anije ndërkombëtare në Detin Marmara në Turqi

Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim

Mesut Karaduman  | 24.10.2021 - Përdıtësım : 25.10.2021
Përplasen 2 anije ndërkombëtare në Detin Marmara në Turqi ( Burak Akay - Anadolu Agency )

Tekirdağ

Dy anije janë përplasur në Detin Marmara të Turqisë sot në mëngjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Benitamou, një anije me flamur panamez 299 metra e gjatë, u përplas me Vanessa-n, një anije me flamur të Barbadosit 172 metra e gjatë, në rrethin Şarköy të provincës veriperëndimore Tekirdağ për arsye ende të panjohura.

Pas ngjarjes, kapitenët e mjeteve lundruese raportuan situatën pranë ekipeve të Drejtorisë së Sigurisë Bregdetare.

Rimorkiatorë u dërguan në rajon për të garantuar sigurinë.

Siç raportohet, aksidenti nuk ka shkaktuar viktima dhe ndotje të mjedisit.

Për incidentin ka nisur një hetim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın