Përmbytjet shkaktojnë dëme në Trabzon të Turqisë
Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, disa automjete mbetën të bllokuara në rrugë ndërsa shtëpitë dhe vendet e punës u përmbytën në shumë pika

Trabzon
Përmbytjet në qytetin e Trabzonit në verilindje të Turqisë shkaktuan dëme dhe ndikuan negativisht në jetën e qytetarëve, raporton Anadolu.
Jeta u ndikua negativisht nga reshjet e dendura që filluan natën në qytezën Ortahisar. Për shkak të shiut, në disa rrugë dhe bulevarde u shënuan grumbullime të ujit ndërsa u tejmbushën edhe pusetat.
Disa qytetarë të zënë në shi në rrugë u përpoqën të mbrohen me çadra ndërsa të tjerë u strehuan në vendet e tyre të punës. Si pasojë e grumbullimit të ujit në rrugë, herë pas here pati ndërprerje në rrjedhën e trafikut.
- Shtëpi dhe vende pune të përmbytura
Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, disa automjete mbetën të bllokuara në rrugë ndërsa shtëpitë dhe vendet e punës u përmbytën në shumë pika.
Qytetarët e bllokuar në automjete dhe vende pune u shpëtuan me ndërhyrjen e ekipeve ndërsa vazhdon puna për pastrimin në katet përdhese dhe bodrumet e vendeve të punës si dhe shtëpive të prekura nga shiu.
Gjithashtu kanë nisur punimet për vlerësimin e dëmeve për automjetet e dëmtuara në parkingun në lagjen Pazarkapı për shkak të shiut.
Në rajonin ku ndodhën përmbytje dhe rrëzime shkëmbinjsh, vazhdojnë punimet e tyre edhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Ujit të Pijshëm dhe Kanalizimeve të Bashkisë Metropolitane Trabzon (TİSKİ), Bashkia Ortahisar, Departamenti i zjarrfikësve dhe ekipet e AFAD-it.