Turqia

Publikohet klipi i “Himnit të Türkiyes Plotësisht të Pavarur” i TEKNOFEST-it

Himni u paraqit për herë të parë në TEKNOFEST Istanbul, i cili u mbajt në datat 27 prill-1 maj në Aeroportin Atatürk të Istanbulit me pjesëmarrjen e 2 milionë e 547 mijë njerëzve

Tolga Yanık  | 10.05.2023 - Përdıtësım : 11.05.2023
Publikohet klipi i “Himnit të Türkiyes Plotësisht të Pavarur” i TEKNOFEST-it

Istanbul

Është publikuar klipi i "Himnit të Türkiyes Plotësisht të Pavarur" i TEKNOFEST-it, festivali më i madh në botë i aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë, transmeton Anadolu.

Klipi i "Himnit të Türkiyes Plotësisht të Pavarur" është shpërndarë në llogaritë e mediave sociale të ngjarjes.

Teksti i himnit:

“Türkiye plotësisht e pavarur, a heqim dorë ndonjëherë nga ti? Dashuria jonë legjendare, dashuria jonë, do të shohim TEKNOFEST-e, do të vijmë me miliona, krah për krah me të rinjtë, do të arrijmë fitore, Kızılelma në qiell, Anadolu në ujëra, Togg doli rrugëve, tani është radha jote; Ne u rritëm me TEKNOFEST, dolëm në qiell, pamë emocionet tuaja, edhe kulmin e emocioneve, tash është radha jote, ëndërroni bashkë, po vjen, ja ku është Türkiye plotësisht e pavarur".

Himni u paraqit për herë të parë në TEKNOFEST Istanbul, i cili u mbajt në datat 27 prill-1 maj në Aeroportin Atatürk të Istanbulit me pjesëmarrjen e 2 milionë e 547 mijë njerëzve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın