Turqia, Bota

Presidenti turk përshëndet muslimanët në mbarë botën për festën e Fitër Bajramit

“Uroj me gjithë zemër kombin tonë dhe botën islame për festën e Fitër Bajramit. Shpresoj që Bajrami të sjellë paqe, qetësi dhe mirëqenie për vendin tonë, kombin tonë, botën islame dhe mbarë njerëzimin”, tha presidenti Erdoğan

Gözde Bayar  | 10.04.2024 - Përdıtësım : 11.04.2024
Presidenti turk përshëndet muslimanët në mbarë botën për festën e Fitër Bajramit

Ankara

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka përshëndetur muslimanët në mbarë botën për festën e Fitër Bajramit, festës kryesore islame që pason fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu.

“Uroj me gjithë zemër kombin tonë dhe botën islame për festën e Fitër Bajramit. Shpresoj që Bajrami të sjellë paqe, qetësi dhe mirëqenie për vendin tonë, kombin tonë, botën islame dhe mbarë njerëzimin”, tha presidenti Erdoğan.

Fitër Bajrami, i cili shënon fillimin e muajit Sheval në kalendarin islamik, festohet nga muslimanët në mbarë botën pas përfundimit të muajit të agjërimit nga agimi deri në perëndim të diellit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.