Turqia

Presidenti turk i dorëzon çmimin ndërkombëtar të paqes kreut të OKB-së

Erdogan theksoi se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë nismat për ta bërë OKB-në më gjithëpërfshirëse dhe tha se nuk mund të ketë zhvillim, paqe apo stabilitet pa drejtësi

Asiye Latife Yılmaz  | 12.03.2026 - Përdıtësım : 13.03.2026
Presidenti turk i dorëzon çmimin ndërkombëtar të paqes kreut të OKB-së

Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka ndarë në Ankara sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, Çmimin Ndërkombëtar të Paqes “Ataturk”, raporton Anadolu.

Duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimit, Erdogan theksoi se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë nismat për ta bërë OKB-në më gjithëpërfshirëse dhe tha se nuk mund të ketë zhvillim, paqe apo stabilitet pa drejtësi.

Presidenti turk u zotua se vendi i tij do të vazhdojë të punojë me durim dhe vendosmëri pavarësisht përpjekjeve për të minuar shpresat në procesin diplomatik SHBA-Izrael-Iran.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.