Turqia

Presidenti turk: ​​Fitorja në Karabak hapi rrugën për një Azerbajxhan shumë më të fortë

“Pas 30 vitesh robëri, tani është koha që Karabaku të shkruajë një histori suksesi, paqeje dhe zhvillimi”, theksoi presidenti turk.

Efe Özkan  | 28.05.2025 - Përdıtësım : 29.05.2025
Presidenti turk: ​​Fitorja në Karabak hapi rrugën për një Azerbajxhan shumë më të fortë

Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, uroi Azerbajxhanin për ditën e pavarësisë, duke thënë se fitorja në Karabak “po ndriçon rrugën e një Azerbajxhani shumë më të fortë”, raporton Anadolu.

Duke folur në një aktivitet për të përkujtuar 34-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Azerbajxhanit në Laçin, të cilën Azerbajxhani e fitoi si rezultat i luftës së Nagorno-Karabakut në vitin 2020, Erdoğan tha se fitorja e vendit në luftë e bëri atë më të fortë dhe më të begatë.

“Fitorja në Karabak e ka bërë Azerbajxhanin shumë më të fortë dhe më të begatë sot. Pishtari i pavarësisë i ndezur atë ditë po ndriçon rrugën e një Azerbajxhani shumë më të fortë”, tha ai.

“Pas 30 vitesh robëri, tani është koha që Karabaku të shkruajë një histori suksesi, paqeje dhe zhvillimi”, theksoi presidenti turk.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın