Presidenti turk dhe ai ukrainas diskutojnë lidhjet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe globale
Presidenti Erdoğan theksoi përparimin e bërë në bisedimet e drejtpërdrejta që po zhvillohen midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll, duke e përshkruar atë si “të vlefshme”

Istanbul
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, me kërkesë të Kievit, transmeton Anadolu.
Sipas Drejtorisë Turke të Komunikimit, dy liderët gjatë telefonatës diskutuan marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Ukrainë, si dhe çështjet kryesore rajonale dhe globale.
Presidenti Erdoğan theksoi përparimin e bërë në bisedimet e drejtpërdrejta që po zhvillohen midis Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll, duke e përshkruar atë si “të vlefshme”.
Ai shprehu shpresën se “rezultate kuptimplote mbi armëpushimin” do të arrihen gjatë raundeve të ardhshme të negociatave, të cilat shihen si hapa kritik drejt paqes afatgjate.]
Erdoğan gjithashtu përcolli gatishmërinë e Turqisë për të pritur një samit në nivel liderësh për të mbështetur më tej procesin e paqes.
Presidenti turk theksoi se "krijimi i grupeve të punës në fushat ushtarake, humanitare dhe politike do të hapin rrugën për samitin".
Ai riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për “sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, duke theksuar rolin e Ankarasë si një ndërmjetës kyç në konflikt.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.