Turqia

Presidenti turk dhe ai libanez diskutojnë lidhjet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale

Gjatë një telefonate, Erdogan theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për stabilitetin dhe sovranitetin e Libanit

Merve Berker, Seyit Şamil Kurt  | 23.12.2025 - Përdıtësım : 23.12.2025
Presidenti turk dhe ai libanez diskutojnë lidhjet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale

Ankara/Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij libanez, Joseph Aoun, kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, transmeton Anadolu.

Gjatë një telefonate, njoftoi Drejtoria e Komunkimeve e Turqisë, Erdogan theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për stabilitetin dhe sovranitetin e Libanit.

Erdogan gjithashtu theksoi se të dy vendet "kanë potencial të konsiderueshëm në fushat e tregtisë dhe investimeve".

Erdogan shprehu gatishmërinë e Ankarasë për të kontribuar në mekanizmat ndërkombëtarë që synojnë të rrisin sigurinë e Libanit.

Ai tha se Turqia pret që Libani të mbajë një qëndrim që mbron të drejtat dhe interesat e turqve qipriotë.

Lidhur me zhvillimet rajonale, Erdogan përsëriti angazhimin e vendit për të mbështetur transformimet pozitive në Siri që mund të kontribuojnë në stabilitetin më të gjerë rajonal.

Ai gjithashtu theksoi kundërshtimin e Turqisë ndaj "qëndrimit agresiv të Izraelit ndaj Libanit".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.