Turqia

Presidenti turk dhe ai gjeorgjian diskutojnë hetimin për rrëzimin e avionit ushtarak turk

Erdogan dhe Kavelashvili diskutuan zhvillimet e fundit pas rrëzimit të aeroplanit ushtarak turk të mallrave në kufirin Gjeorgji-Azerbajxhan

Serdar Dincel  | 12.11.2025 - Përdıtësım : 12.11.2025
Presidenti turk dhe ai gjeorgjian diskutojnë hetimin për rrëzimin e avionit ushtarak turk

Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij gjeorgjian, Mikheil Kavelashvili, kanë diskutuar hetimin për rrëzimin e një avioni ushtarak turk të mallrave dhe zhvillimet e fundit, transmeton Anadolu.

Gjatë një telefonate, siç njofton Drejtoria e Komunikimit e Turqisë, Erdogan shprehu mirënjohjen e Ankarasë ndaj Tbilisit për bashkëpunimin e saj.

Kavelashvili, nga ana e tij, i shprehu ngushëllimet e tij Ankarasë për humbjen e jetës së ushtarëve turq në aksident.

Dje, një avion ushtarak turk i mallrave C-130, që udhëtonte nga Azerbajxhani, u rrëzua në Gjeorgji.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, avioni mbante 20 persona, përfshirë ekuipazhin e fluturimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.