Turqia

Presidenti i Turqisë do të shpallë sot “lajmet e mira”

Duke folur në hapjen e një fabrike të pajisjeve të teknologjisë diellore, Erdoğan në fillim të kësaj jave tha se lajmet do të paralajmërojnë një "epokë të re" në Turqi

Dilara Hamit  | 21.08.2020 - Përdıtësım : 21.08.2020
Presidenti i Turqisë do të shpallë sot “lajmet e mira”

Ankara

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, sot do të shpallë "lajmin e mirë" për vendin që ai e premtoi në fillim të kësaj jave, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në hapjen e një fabrike të pajisjeve të teknologjisë diellore, Erdoğan në fillim të kësaj jave tha se lajmet do të paralajmërojnë një "epokë të re" në Turqi.

Ai tha se shpreson të ndajë lajmet me kombin, ndërsa ministri turk i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, gjithashtu tha se lajmet "e rëndësishme" do të sjellin një "ndryshim në boshtin e vendit".

"Më e mira është akoma për të ardhur", tha Albayrak.

Ka pasur shumë spekulime në lidhje me këtë lajm, me një zhvillim të mundshëm në lidhje me industrinë e energjisë të Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın