Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe
Gjatë bisedës, Erdoğan theksoi se spiralja e dhunës që filloi me sulmet e Izraelit ndaj Iranit e vë në rrezik sigurinë e të gjithë rajonit, duke shtuar se rajoni nuk mund të tolerojë një luftë të re

Ankara
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës së bërë në llogarinë e rrjeteve sociale të Kryesisë së Komunikimit të Presidencës së Turqisë, në bisedë u diskutua konflikti midis Izraelit dhe Iranit, si dhe çështjet bilaterale dhe rajonale.
Gjatë bisedës, Erdoğan theksoi se spiralja e dhunës që filloi me sulmet e Izraelit ndaj Iranit e vë në rrezik sigurinë e të gjithë rajonit, duke shtuar se rajoni nuk mund të tolerojë një luftë të re dhe se po punojnë për t'i dhënë fund konflikteve përmes kontakteve diplomatike.
Duke vënë në dukje se zgjidhja e mosmarrëveshjes mbi programin bërthamor me Iranin është kthimi në tryezën e negociatave, Erdoğan potencoi rëndësinë e moslejimit që situata aktuale të shpërqendrojnë vëmendjen nga gjenocidi në Gaza, në të kundërtën Bregu Perëndimor dhe Kudsi Lindor gjithashtu mund të përballen me kërcënimin e pushtimit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.