Turqia

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun francez Macron

Sipas një njoftimi të Kryesisë së Komunikimeve të Presidencës Turke, në bisedë u trajtuan marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Francës, procesi i paqes Rusi-Ukrainë, situata e fundit në Gaza si dhe zhvillime rajonale dhe globale

Merve Yıldızalp Yormaz  | 21.08.2025 - Përdıtësım : 21.08.2025
Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun francez Macron

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij të Francës, Emmanuel Macron, me kërkesën e palës franceze, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi të Kryesisë së Komunikimeve të Presidencës Turke, në bisedë u trajtuan marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Francës, procesi i paqes Rusi-Ukrainë, situata e fundit në Gaza si dhe shumë zhvillime rajonale dhe globale.

Presidenti Erdoğan tha se përpjekjet e Turqisë për t'i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi me një paqe të drejtë vazhdojnë dhe se po ndjekin nga afër takimet në Alaska dhe Washington.

Erdogan shprehu gatishmërinë e vendit të tij të mirëpresë të gjitha llojet e përpjekjeve në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, duke vënë në dukje se Turqia po përpiqet të sigurojë një armëpushim në Gaza, ku po zhvillohet një katastrofë e madhe humanitare, dhe se është e domosdoshme të frenohet pamaturia e shfaqur nga Izraeli, i cili ka përshpejtuar planin e tij për të pushtuar Gazën.

Të dy liderët u dakorduan që të trajtojnë detajet e çështjeve që do të diskutohen në New York në margjinat e Samitit të OKB-së.

Presidenti Erdoğan tregoi se Turqia i kushton rëndësi zhvillimit të bashkëpunimit me Francën dhe se do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të avancuar marrëdhëniet në shumë fusha, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.