Turqia

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij iranian

Gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Iranit si dhe çështjet rajonale dhe globale

Mümin Altaş  | 04.06.2025 - Përdıtësım : 05.06.2025
Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij iranian

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të Kryesisë së Komunikimeve të Presidencës turke, gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Iranit si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Presidenti Erdoğan theksoi se do të vazhdojnë të punojnë për hapat që do të forcojnë kuadrin institucional të marrëdhënieve Turqi-Iran në periudhën e ardhshme.

Erdoğan gjithashtu e uroi presidentin iranian Pezeshkian me rastin e Kurban Bajramit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın