Turqia

Presidenti Erdogan: Turqia i konsideron të rëndësishme të gjitha nismat e paqes për Gazën

Në një bisedë telefonike me homologun brazilian, presidenti turk ka shprehur mirënjohje për refuzimin e Brazilit për të heshtur ndaj gjenocidit në Gaza, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve

Serdar Dincel  | 21.01.2026 - Përdıtësım : 21.01.2026
Presidenti Erdogan: Turqia i konsideron të rëndësishme të gjitha nismat e paqes për Gazën

Stamboll

Turqia i konsideron të rëndësishme të gjitha nismat që synojnë vendosjen e paqes në Gaza, i ka thënë presidenti Recep Tayyip Erdogan homologut të tij brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, duke shprehur vlerësimin për refuzimin e Brazilit për të qëndruar i heshtur ndaj gjenocidit në Gaza, transmeton Anadolu.

Gjatë një bisede telefonike, Erdogan dhe Lula da Silva kanë diskutuar çështje dypalëshe, rajonale dhe globale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në platformën sociale turke NSosyal.

Erdogan ka shtuar se Ankaraja do të vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund katastrofës humanitare në Gaza, për të vendosur paqen dhe për të rindërtuar enklavën palestineze.

Presidenti turk ka theksuar gjithashtu se do të vazhdojnë të punojnë për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në shumë fusha.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın