Presidenti Erdoğan thotë se bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të vazhdojnë në Turqi
“Ashtu siç filluan bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll, së shpejti do të shtrohet edhe një tryezë paqeje në Turqi dhe kjo luftë e përgjakshme do të marrë fund”, tha presidenti turk

Stamboll
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan shprehu shpresën se Turqia do të luajë sërish një rol qendror në ndërmjetësimin mes Rusisë dhe Ukrainës, duke lënë të kuptohet se përpjekjet për paqe do të vazhdojnë në këtë vend, raporton Anadolu.
“Ashtu siç filluan bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll, së shpejti do të shtrohet edhe një tryezë paqeje në Turqi dhe kjo luftë e përgjakshme do të marrë fund”, tha Erdoğan, duke folur pas një mbledhjeje të kabinetit në Ankara.
Rusia dhe Ukraina zhvilluan një raund të tretë bisedimesh për paqe në Stamboll më 23 korrik, pas raundeve të mbajtura në maj dhe qershor.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.