Turqia

Presidenti Erdogan takohet me familjen e 6-vjeçares Hind Rajab që u vra në sulmin izraelit në Gaza

Gjatë takimit në Kompleksin Presidencial në Ankara, Erdogan i kushtoi vëmendje të veçantë anëtarëve më të rinj të familjes si dhe zhvilloi video-thirrje me disa anëtarë të familjes

Asiye Latife Yılmaz  | 17.12.2025 - Përdıtësım : 18.12.2025
Presidenti Erdogan takohet me familjen e 6-vjeçares Hind Rajab që u vra në sulmin izraelit në Gaza

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan priti sot familjen dhe të afërmit e vajzës 6-vjeçare palestineze Hind Rajab, e cila u vra derisa mbeti e bllokuar në një automjet gjatë një sulmi izraelit në Gaza, transmeton Anadolu.

Gjatë takimit në Kompleksin Presidencial në Ankara, Erdogan i kushtoi vëmendje të veçantë anëtarëve më të rinj të familjes si dhe zhvilloi video-thirrje me disa anëtarë të familjes që nuk mundën të merrnin pjesë personalisht.

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, ishte gjithashtu i pranishëm në takim.

Rajab u vra së bashku me familjen e saj më 29 janar 2024 kur makina e tyre u godit nga të shtënat izraelite në lagjen Tel al-Hawa të qytetit të Gazës.

Historia e vogëlushes Rajab u përshkrua edhe në filmin "Zëri i Hind Rajab", i cili u shfaq së fundmi në një shfaqje të veçantë në Kompleksin Presidencial, ku morën pjesë anëtarët e familjes së saj.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın