Turqia

Presidenti Erdoğan riafirmon angazhimin për shtetin palestinez bazuar në kufijtë e vitit 1967

Presidenti i Turqisë, Erdoğan riafirmoi angazhimin e Turqisë për krijimin e një shteti palestinez, duke thënë se ai "patjetër" do të krijohet bazuar në kufijtë e vitit 1967, me kryeqytet Kudsin Lindor

Gizem Nisa Çebi Demir  | 08.10.2025 - Përdıtësım : 08.10.2025
Presidenti Erdoğan riafirmon angazhimin për shtetin palestinez bazuar në kufijtë e vitit 1967

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan riafirmoi angazhimin e Turqisë për krijimin e një shteti palestinez, duke thënë se ai "patjetër" do të krijohet bazuar në kufijtë e vitit 1967, me kryeqytet Kudsin Lindor, raporton Anadolu.

"Ashtu siç vëllezërit dhe motrat tona siriane fituan lirinë e tyre, një shtet palestinez i bazuar në kufijtë e vitit 1967 me kryeqytet Kudsin Lindor", tha Erdoğan duke folur në takimin e grupit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në kryeqytetin Ankara.

Ai theksoi se barra e paqes në rajon nuk mund të bie vetëm mbi palestinezët ose Hamasin, duke vënë në dukje: "Paqja nuk është një zog me një krah. Vendosja e gjithë barrës së paqes mbi Hamasin dhe palestinezët nuk është as e drejtë dhe as një qasje realiste", tha Erdoğan.

Presidenti turk dënoi sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza, duke bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të tyre: "Nëse dëshirohet vërtet paqja, sulmet e Izraelit duhet të ndalen menjëherë", potencoi ai.

Erdoğan tha gjithashtu se Turqia po ndjek një qasje shumëplanëshe ndaj krizës, përfshirë "ndihmë humanitare, angazhim diplomatik, masa tregtare dhe njohjen e shtetit palestinez".

"Një armëpushim dhe paqe e drejtë janë zgjedhjet më të arsyeshme për të gjitha palët. Bisedimet në (qytetin egjiptian) Sharm El-Sheikh janë me rëndësi kritike. Shpresojmë të marrim lajme të mira", vuri në dukje ai.

Presidenti Erdoğan vlerësoi gjithashtu grupin palestinez Hamas për angazhimin në përpjekjet për paqe.

"Grupi palestinez i rezistencës Hamas iu përgjigj shumë pozitivisht planit të paqes të (presidentit amerikan Donald) Trumpit, duke demonstruar qartë vullnetin për paqe", tha ai duke shtuar se Turqia mbështet iniciativat e paqes të SHBA-së në rajon.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.