Presidenti Erdogan pret në takim presidentin ukrainas, Zelenskyy
Presidenti Erdogan e priti Zelenskyyn në hyrje të kompleksit presidencial. Erdogan dhe Zelenskyy pozuan për një foto përpara flamujve turq dhe ukrainas
Ankara
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, raporton Anadolu.
Presidenti Erdogan e priti Zelenskyyn në hyrje të kompleksit presidencial. Erdogan dhe Zelenskyy pozuan për një foto përpara flamujve turq dhe ukrainas.
Presidenti Erdogan dhe Zelenskyy më pas vazhduan në një takim. Në takim të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Ibrahim Kalın dhe këshilltari kryesor i Presidencës për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çagatay Kiliç.
Erdogan dhe Zelenskyy do të takohen për një drekë pune dhe më pas do të japin deklarata në një konferencë të përbashkët për mediat.
