Presidenti Erdoğan përkujton ish-kryeministrin Erbakan me rastin e 10-vjetorit të vdekjes
"E përkujtoj me mëshirë dhe respekt Prof. Dr. Necmettin Erbakanin, një shkencëtar, shtetar dhe politikan i madh që ia kushtoi jetën e tij mësimit, mësimdhënies, shërbimit dhe zgjerimit të horizonteve të këtij vendi"

Stamboll
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, publikoi një përkujtimi me rastin e dhjetëvjetorit të vdekjes së ish-kryeministrit të ndjerë Necmettin Erbakan, transmeton Anadolu Agency (AA).
"E përkujtoj me mëshirë dhe respekt Prof. Dr. Necmettin Erbakanin, një shkencëtar, shtetar dhe politikan i madh që ia kushtoi jetën e tij mësimit, mësimdhënies, shërbimit dhe zgjerimit të horizonteve të këtij vendi, me rastin e dhjetëvjetorit të kalimit në amshim", shkroi presidenti Erdoğan në median sociale.
Në postimin e tij Erdoğan shpërndau edhe një fotografi të Erbakanit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.