Presidenti Erdoğan nesër viziton Republikën Turke të Qipros Veriore
Erdoğan në kuadër të vizitës do të përurojë kampusin ku ndodhen presidenca e TRNC-së, Asambleja Republikane, Kryeministria dhe Kopshti Kombëtar, si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve TEKNOFEST TRNC

Istanbul
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, nesër do të vizitojë Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), transmeton Anadolu.
Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve, Fahrettin Altun, në rrjetet sociale njoftoi se presidenti Erdoğan në kuadër të vizitës do të përurojë kampusin ku ndodhen presidenca e TRNC-së, Asambleja Republikane, Kryeministria dhe Kopshti Kombëtar, si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve TEKNOFEST TRNC.
Altun gjithashtu tha se presidenti Erdoğan do të takohet me presidentin e TRNC-së, Ersin Tatar, me të cilin do të diskutojë çështjen e Qipros, si dhe lidhjet dypalëshe dhe zhvillimet ndërkombëtare.
- Problemi i gjatë me dekada i Qipros
Qiproja është zhytur në një mosmarrëveshje prej dekadash midis grekëve qipriotë dhe turqve qipriotë, pavarësisht disa përpjekjeve diplomatike nga OKB-ja për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.
Vitet e fundit ka pasur iniciativa paqësore, duke përfshirë një iniciativë të dështuar të vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese, Türkiyes, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Administrata Greke Qipriote hyri në BE në vitin 2004, në të njëjtin vit kur grekët qipriotë bllokuan në mënyrë të njëanshme planin e OKB-së për t'i dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.