Turqia

Presidenti Erdoğan nesër pret në takim kryeministrin kosovar Kurti

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, kryeministri Kurti nesër me ftesë të presidentit Erdoğan do të qëndrojë për një vizitë pune në Türkiye

Fatma Sevinç Çetin  | 03.02.2023 - Përdıtësım : 03.02.2023
Presidenti Erdoğan nesër pret në takim kryeministrin kosovar Kurti

Ankara

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, nesër do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, kryeministri Kurti nesër me ftesë të presidentit Erdoğan do të qëndrojë për një vizitë pune në Türkiye.

Gjatë takimit që do të mbahen në Istanbul, do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Türkiye-s dhe Kosovës dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit pritet po ashtu të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın