Turqia

Presidenti Erdogan mirëpret në Ankara homologun e tij nga Uzbekistani

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan priti sot në aeroportin ndërkombëtar "Esenboga" të Ankarasë, homologun e tij uzbek, Shavkat Mirziyoyev

Özcan Yıldırım  | 29.01.2026 - Përdıtësım : 29.01.2026
Presidenti Erdogan mirëpret në Ankara homologun e tij nga Uzbekistani

Ankara

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan priti sot në aeroportin ndërkombëtar "Esenboga" të Ankarasë, homologun e tij uzbek, Shavkat Mirziyoyev, raporton Anadolu.

Erdogan u shoqërua nga zonja e parë turke Emine Erdogan, zëvendëspresidenti Cevdet Yilmaz dhe zyrtarë të tjerë ndërsa priti Mirziyoyev.

​​​​​​​Presidenti uzbek përshëndeti trupën e rojës së nderit dhe të dy udhëheqësit pozuan për një foto përkujtimore në sallën e madhe të nderit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.