Turqia

Presidenti Erdoğan: Hapat drejt një Turqie pa terrorizëm "do të sjellin rezultate pozitive"

Erdoğan uroi sukses nga Zoti në rrugën për të garantuar “sigurinë e kombit tonë, paqen e popullit tonë dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajonin tonë”, pasi një grup i PKK-së dorëzoi armët në Sulaymaniyah të Irakut

Efe Özkan  | 11.07.2025 - Përdıtësım : 12.07.2025
Presidenti Erdoğan: Hapat drejt një Turqie pa terrorizëm "do të sjellin rezultate pozitive"

Stamboll

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, tha se shpreson që hapat e rëndësishëm të ndërmarrë në rrugën drejt një Turqie pa terrorizëm “do të sjellin rezultate pozitive”, pasi një grup terroristësh të PKK-së dorëzuan armët sot, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për X, Erdoğan uroi sukses nga Zoti në rrugën për të garantuar “sigurinë e kombit tonë, paqen e popullit tonë dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajonin tonë”.

Grupi i terroristëve të PKK-së dorëzoi armët dhe i shkatërroi ato në provincën Sulaymaniyah të Irakut verior.

30 terroristët, përfshirë 15 gra, shkatërruan armët e tyre duke i hedhur në një kazan të madh që digjej.

Në maj, grupi terrorist vendosi të shpërbëhej dhe të linte armët. Njoftimi pasoi një deklaratë të shkurtit nga udhëheqësi i burgosur i PKK-së, Abdullah Oçalan, i cili bëri thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe grupeve të lidhura me të, duke kërkuar përfundimin e fushatës së armatosur që ka zgjatur për më shumë se katër dekada.

Në fushatën e saj 40-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK-ja – e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın