Turqia

Presidenti Erdogan: ​​19 trupa të nxjerrë nga vendi i rrëzimit të avionit ushtarak turk

"Kërkimet po vazhdojnë për viktimën e mbetur në vendin e rrëzimit përgjatë kufirit Gjeorgji-Azerbajxhan dhe hetimet janë duke u zhvilluar", tha presidenti Recep Tayyip Erdogan

Asiye Latife Yılmaz  | 12.11.2025 - Përdıtësım : 13.11.2025
Presidenti Erdogan: ​​19 trupa të nxjerrë nga vendi i rrëzimit të avionit ushtarak turk

Istanbul

Trupat e 19 pjesëtarëve të ushtrisë janë tërhequr nga vendi i rrëzimit të avionit ushtarak transportues turk, përgjatë kufirit Gjeorgji–Azerbajxhan, ndërsa vazhdojnë kërkimet për viktimën e mbetur, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu.

Duke folur të mërkurën në një takim me kryetarët provincialë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në kryeqytetin Ankara, Erdogan tha se kutia e zezë e avionit është gjetur dhe hetimet kanë filluar.

"Puna në vendin e rrëzimit po ndiqet nga afër dhe të gjitha hetimet e nevojshme do të kryhen me kujdes për të sqaruar çdo aspekt të incidentit", shtoi ai.

Erdogan theksoi se përditësimet e rregullta për publikun në lidhje me rrëzimin e avionit do të vazhdojnë nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare dhe Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj dezinformatave për rrëzimin dhe të mos u japin hapësirë atyre "që zhyten në politikë të pistë".

Një avion transportues ushtarak turk C-130, me 20 pjesëtarë të ushtrisë në bord, u rrëzua të martën pasi ishte nisur nga Azerbajxhani drejt Turqisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.