Turqia

Popullsia në Rezervatin e Shpendëve Kavuncu është e rrezikuar për shkak të thatësirës

Dikur shtëpia e qindra specieve të shpendëve shtegtarë, zona natyrore është tharë kryesisht ndërsa kanë rënë nivelet e ujit, duke lënë të dukshme vetëm disa specie të vogla shpendësh

Ajdin Aliji  | 09.11.2025 - Përdıtësım : 10.11.2025
Popullsia në Rezervatin e Shpendëve Kavuncu është e rrezikuar për shkak të thatësirës Foto: Ekrem Şahin/AA

Shkup

Fotoreporteri i Agjencisë Anadolu realizoi fotografoi nga ajri në Rezervatin e Shpendëve Kavuncu, në Eskisehir të Turqisë, i cili po humbet vitalitetin e tij të mëparshëm për shkak të thatësirës së vazhdueshme, raporton Anadolu.

Dikur shtëpia e qindra specieve të shpendëve shtegtarë, zona natyrore është tharë kryesisht ndërsa kanë rënë nivelet e ujit, duke lënë të dukshme vetëm disa specie të vogla shpendësh.

Rënia e burimeve ujore ka ndikuar negativisht në ekosistemin lokal dhe disa specie shpendësh raportohet se kanë ndryshuar rrugët e tyre të migrimit, duke mos zgjedhur më pellgun.

Rezervati i Shpendëve Kavuncu po largohet gradualisht nga të qenit habitati i gjallë dhe i mbushur me shpendë si ishte dikur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın