"Politikat e Turqisë do të ulin inflacionin dhe hendekun aktual"
Rishikimi i vlerësimit për Turqisë në të qëndrueshëm nga negativ reflekton kthimin e një kombinimi më të qëndrueshëm dhe tradicional të politikave nën ekipin e ri ekonomik, që ka ulur rreziqet e financimit të jashtëm afatshkurtër, thotë Arispe

Londër
Vazhdimi kombinimit të politikave monetare dhe fiskale të Turqisë do të ulë deficitin e llogarisë rrjedhëse dhe inflacionin dhe do të nxisë rimëkëmbjen në rezervat e saj ndërkombëtare në vitet 2021 dhe 2022, vlerëson analisti Erich Arispe.
Duke folur për Anadolu Agency (AA), Arispe i cili është drejtor i lartë dhe analist kryesor i agjencisë "Fitch" për Turqinë, tha se "qëndrueshmëria e politikave monetare, por edhe fiskale, si dhe e politikave të kreditimit do të jetë thelbësore për të mbështetur procesin e ribalancimit të ekonomisë dhe për të mbështetur besueshmërinë e ekipit të ri ekonomik".
Ai shtoi se rishikimi i vlerësimit për Turqisë në të qëndrueshëm nga negativ reflekton kthimin e një kombinimi më të qëndrueshëm dhe tradicional të politikave nën ekipin e ri ekonomik, që ka ulur rreziqet e financimit të jashtëm afatshkurtër.
Banka Qendrore Turke ka shtrënguar politikën monetare dhe gjithashtu është kthyer në normën një-javore të interesit si instrumenti i saj kryesor i politikës, në një përpjekje për të përmirësuar transparencën dhe parashikueshmërinë, tha ai.
Javën e kaluar banka mbajti normën e saj të interesit në 17 për qind pasi Guvernatori Naci Ağbal ngriti normën me 675 pikë bazë që nga marrja e detyrës nëntorin e kaluar.
"Masat e mëparshme rregullatore për të inkurajuar rritjen e kredisë janë përmbysur dhe Ministria e Thesarit dhe Financave synon të ulë objektivin e deficitit buxhetor të vitit 2021 për të mbështetur një ulje të inflacionit", theksoi Arispe.
"Banka Qendrore ka rinovuar angazhimin e saj të mëparshëm afatgjatë ndaj kursit të luhatshëm të këmbimit, pas ndërhyrjeve në shkallë të gjerë të vitit 2020", shtoi ai.
Ndryshimi në ndjenjën e investitorëve dhe politikës së brendshme ka çuar në vlerësim të konsiderueshëm të lirës, rrezik më të ulët dhe disa flukse hyrëse të kapitalit. Rezervat ndërkombëtare janë stabilizuar dhe rikuperuar pak, nënvizoi Arispe.
Ai gjithashtu tha: "Pikëpamja jonë, megjithatë, është që procesi i rindërtimit të besueshmërisë së politikës do të marrë kohë, duke pasur parasysh pavarësinë e kufizuar të Bankës Qendrore, e ilustruar nga shkarkimi i dy prej guvernatorëve të saj që nga korriku 2019, si dhe një të dhënat e fundit lidhur me reagimin e vonuar ndaj rritjes së presioneve makroekonomike ose lehtësimin e parakohshëm të politikave.
"Ne besojmë se një kthim i qëndrueshëm i dollarizimit ka të ngjarë të jetë një proces gradual. Ky proces do të varet nga përmirësimet në drejtim të besueshmërisë së politikave dhe qëndrueshmërisë së kombinimit aktual të politikave, si dhe rrezikut të zhvillimeve politike të brendshme dhe ndërkombëtare që mund të ndikojnë në ndjenjën lokale", theksoi ai.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.