Turqia

Policia turke arreston 19 pjesëtarë të dyshuar të DEASH-it

Arrestimet u kryen në operacione të njëkohshme në 20 lokacione në Istanbul

Uğur İslamoğlu  | 04.07.2022 - Përdıtësım : 05.07.2022
Policia turke arreston 19 pjesëtarë të dyshuar të DEASH-it

Istanbul

Të paktën 19 të dyshuar të lidhur me grupin terrorist DEASH u arrestuan në Istanbul, njoftuan burimet turke të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Arrestimet u kryen në operacione të njëkohshme në 20 lokacione në metropolin turk pasi ekipet lokale të antiterrorizmit kishin gjurmuar 20 të dyshuar, sipas burimeve të sigurisë.

Policia turke vazhdon kërkimet për të dyshuarin e mbetur, shtuan burimet.

Në vitin 2013, Türkiye u bë një nga vendet e para që e shpalli DEASH-in grup terrorist.

Vendi që atëherë është sulmuar disa herë nga grupi terrorist, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë u plagosën në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si kundërpërgjigje, Türkiye nisi operacione kundër terroristëve brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın