Turqia

Policia turke arreston 15 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Arrestimet erdhën pasi prokurorët në provincën qendrore të Konyas lëshuan urdhër arresti për 25 të dyshuar përfshirë 23 ushtarë në detyrë për komunikim përmes telefonit me pagë me anëtarët e vjetër të FETO-s

Jeyhun Aliyev  | 12.12.2019 - Përdıtësım : 13.12.2019
Policia turke arreston 15 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Konya

Policia turke ka arrestuar 15 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi i cili qëndron pas përpjekjes për grusht shteti në vitin 2016, theksuan sot burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Arrestimet erdhën pasi prokurorët në provincën qendrore të Konyas lëshuan urdhër arresti për 25 të dyshuar përfshirë 23 ushtarë në detyrë për komunikim përmes telefonit me pagë me anëtarët e vjetër të FETO-s.

Operacione të njëkohshme u kryen në 12 provinca, përfshirë Konya, nga ekipe të policisë antiterroriste. Policia vëzhgon të dyshuarit e mbetur.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 dëshmorë dhe afër 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın