Turqia

Platforma e parë lundruese e prodhimit të gazit natyror të Turqisë "Osman Gazi" kalon në Ngushticën e Bosforit

Platforma e parë lundruese e prodhimit të gazit natyror (FPU) në Turqi "Osman Gazi" vazhdon kalimin e saj nëpër Ngushticën e Bosforit në 572-përvjetorin e çlirimit të Stambollit

İrem Demir  | 29.05.2025 - Përdıtësım : 30.05.2025
Platforma e parë lundruese e prodhimit të gazit natyror të Turqisë "Osman Gazi" kalon në Ngushticën e Bosforit

Stamboll

Platforma e parë lundruese e prodhimit të gazit natyror (FPU) në Turqi "Osman Gazi" vazhdon kalimin e saj nëpër Ngushticën e Bosforit në 572-përvjetorin e çlirimit të Stambollit, raporton Anadolu.

Platforma e parë lundruese e prodhimit të gazit natyror në Turqi, "Osman Gazi", e cila u nis në orët e mëngjesit, u përcoll nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan për në fushën e gazit Sakarya në Detin e Zi.

Platformën, e cila do të dyfishojë prodhimin e gazit natyror në fushën e gazit Sakarya, presidenti Erdogan i përcolli nga Zyra Presidenciale Dolmabahçe me një ceremoni ku mori pjesë ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar.

Në ceremoni, ku performoi banda e Mehter-it, morën pjesë edhe drejtori i Komunikimit të Presidencës, Fahrettin Altun, dhe presidenti i klubit të Galatasaray-it, Dursun Özbek.

Platforma, e cila pritet të përfundojë kalimin e saj nëpër Bosfor brenda 11 orësh në përvjetorin e çlirimit të Stambollit, është planifikuar të ankorohet në portin Filyos më 1 qershor.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.