Turqia

PKK mbijeton nga shitja e drogës

Lidhja e organizatës separatiste terroriste PKK me bandat e drogës në vende të ndryshme evropiane, u pasqyrua edhe në raportin e Komisionit Kërkimor për Varësinë nga Droga i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë

20.02.2019 - Përdıtësım : 21.02.2019
PKK mbijeton nga shitja e drogës

Ankara

ANKARA (AA) - SERTAÇ BULUR / ORHAN ONUR GEMİCİ 

Organizata separatiste terroriste PKK/KCK, nga njëra anë i përdor të rinjtë të cilët i ka droguar në aktet e saj, ndërsa nga ana tjetër përpiqet të vazhdojë veprimet e saj duke u furnizuar me armë nga të ardhurat që i siguron nga shitja e drogës. Ndërkohë raportet ndërkombëtare, deklaratat e terroristëve dhe gjetjet e siguruara tregojnë lidhjen organike të PKK-së me shitjen e drogës.

Sipas informacioneve që Anadolu Agency (AA) i ka përpiluar, në raportet e Zyrës së Policisë Evropiane (EUROPOL), organizata separatiste terroriste PKK, nga droga në vit siguron të ardhura prej 1,5 miliardë dollarë deri në 3 miliardë dollarë në vit. Organizata e cila i tërheq fëmijët dhe të rinjtë në moçalin e drogës, me paratë që i fiton në këtë sferë blen armë.

PKK e cila përdor të rinjtë që i ka droguar në aktet e saj të dhunës veçanërisht në rajonet lindore dhe juglindore të Turqisë, më pas i "shpërblen" këta të rinj me drogë. Nga ana tjetër, organizata terroriste, duke parandaluar shitësit e drogës jashtë kontrollit të saj merr në monopolin e saj këtë fushë dhe mundohet të krijojë perceptimin në popull se "janë kundër drogës".

Kreu i PKK-së, Öcalan kishte pranuar

Kreu i organizatës terroriste PKK, Abdullah Öcalan, në deklaratën e ditës së dytë gjatë gjykimit të tij në vitin 1999, tregoi lidhjen e organizatës me drogën. "Droga është krim kundër njerëzimit. Por, disa përfaqësues të organizatës, mund të kenë marrë para nga kontrabandistët e drogës nën emrin e donacioneve. Kjo edhe në Evropë është kështu. Anëtarët e organizatës mund të kenë marrë pjesë në punën e drogës në mënyrë të përhapur jashtë vendit", kishte theksuar ai.

Operacionet kryesore të drogës ndaj PKK-së

Në operacionet e kryera gjatë viteve 2015-2016 nga forcat e sigurisë për heqjen e barrikadave të pjesëtarëve të organizatës separatiste terroriste PKK/KCK që kishte vendosur në Diyarbakır, asgjësimin e eksplozivëve të punuara me dorë që ishin të vendosura nëpër rrugë si dhe ofrimi i sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve, pas arrestimit të 34 pjesëtarëve të organizatës ishte zbuluar se kanë shitur drogë në kohëra të ndryshme. Në këto operacione ishin konfiskuar 50 kilogramë kanabis, 3 gram heroinë, 2 gram kokainë, si dhe 5.784 ekstaza.

Në operacionin "Flamuri-14 Martiri Togeri i Xhandarmarisë Abdülselam Özatak" i vitit 2016 për të përfunduar aktivitetet e drogës të PKK/KCK-së, ishin neutralizuar 14 terroristë nga të cilët 6 të vdekur. Në kuadër të operacionit ishin konfiskuar 67,9 milionë rrënjë bimësh kanabis, 17,4 ton kanabis, 19 armë të gjata, 6 pistoleta, 22 automjete prej të cilëve 3 në pronësi të publikut të vjedhura për t'i përdorur në aktet terroriste me bombë si dhe 43 eksplozivë të punuara me dorë. Gjashtë terroristë të PKK-së të kapur në operacionet në Lice të Diyarbakır, në deklaratat e tyre për forcat e sigurisë, pranuan se PKK-ja nga kanabisi i kultivuar merr 20 për qind.

Në një operacion tjetër në vitin 2016 në Adana në një vendbanim, u konfiskuan 585 gram kanabis, një pistoletë e palicencuar si dhe një letërnjoftim i rremë. I dyshuari i cili u përcaktua se është pjesëtar i PKK/KCK-së, u zbulua se është autori i dy sulmeve të ndryshme me ekspolziv të punuar me dorë në Adana. Poashtu u zbulua se i dyshuari ishte në mesin e planifikuesve të sulmit me bombë ndaj automjetit të hetimit të Kryeprokurorisë së Adanas në vitin 2016.

Në operacionet e zhvilluara në vitet 2016 dhe 2017 në Diyarbakır, janë konfiskuar gjithsej 201 ton e 660 kilogram kanabis dhe 81 milionë e 433 mijë e 861 rrënjë kanabis.

Gjithashtu, forcat e sigurisë të cilat ndodheshin në rajon në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", gjatë kontrollit në një automjet që ishte përcaktuar se do të kalojë në Turqi nga Munbixhi, kanë konfiskuar 2 milionë tableta droge, një pushkë të gjatë, 2 pistoleta dhe shumë plumba për këto armë, 3 granata, 2 celularë si dhe kartela identifikimi organizative dhe dokumente të cilat ishin të fshehura.

Në Afrin janë gjetur tunele betoni ku zhvillohej transportimi i drogës

PKK-ja mori një goditje të madhe nga operacioni "Dega e Ullirit", të filluar nga Forcat Turke të Sigurisë (TSK) në Afrin të Sirisë, pas së cilës organizata aktivitetet e saj të lidhura me drogën i kishte transferuar në Munbixh. Tunelet prej betoni të gjata me kilometra të zbuluara në Afrin, u zbulua se përdoren për transportimin e drogës në Turqi.

Ndërsa në kontrollin ndaj një kamioni të ndaluar në tetor të vitit të kaluar në qarkun Tuşba të qytetit Van, ishin gjetur 110 kilogram e 112 gram heroinë në 106 paketa të fshehura, ndërsa shoferi ishte arrestuar.

Gjithashtu edhe në operacionin ndaj organizatës terroriste në nëntor të vitit të kaluar në pjesët rurale të Diyarbakırit, janë konfiskuar 511 rrënjë bimësh kanabis, 614 kilogram marijuanë pluhur, 5 ton e 239 kilogram kanabis nga e cila 4 ton e 625 në gjendje të pluhurit. Ndërkohë gjatë operacionit është shkatërruar edhe një strehimore me derë hekuri ku gjendeshin municione të ndryshme.

Në një operacion tjetër më 16 nëntor 2018 ndaj shitësve të drogës në Adana, janë konfiskuar 1,56 gram kanabis.

Aktivitetet e drogës së PKK-së në Evropë

Lidhja e organizatës separatiste terroriste PKK me bandat e drogës në vende të ndryshme evropiane, u pasqyrua edhe në raportin e Komisionit Kërkimor për Varësinë nga Droga i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) të përgatitur për kontaktet e saj në Britani të Madhe dhe Gjermani. Në raport, thuhet se me anë të operacioneve të suksesshme të zhvilluara në Turqi, "rruga e heroinës" tashmë nuk kalon nëpërmjet Turqisë, por se kontrabandistët janë në kërkim të rrugëve të reja.

Në operacionet e zhvilluara në Austri dhe Belgjikë në shtator të vitit 2017, ishte shkatërruar një nga rrjetet e drogës së PKK-së në Evropë. Më pas doli në pah se rrjeti në Belgjikë i ka shitur drogë gjysmës së Evropës dhe paratë që i fitonte prej këtu i ka transferuar organizatës terroriste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın