Turqia

Pjatat e thyera në restorante riparohen dhe shndërrohen në vepra arti

Në muze mbahen punëtori të ndryshme, dhe Behiye Guney, drejtuese e punëtorisë së porcelanit, gjithashtu riparon dhe riciklon pjatat e thyera aksidentalisht në restorante në Gaziantep të Turqisë

Adsız Günebakan  | 16.11.2025 - Përdıtësım : 16.11.2025
Pjatat e thyera në restorante riparohen dhe shndërrohen në vepra arti Foto: Adsız Günebakan/AA

Gaziantep

Pjatat e thyera aksidentalisht në restorante në Gaziantep të Turqisë po riparohen në Muzeun e Sapunit dhe Melasës Kayna dhe po transformohen në vepra arti që paraqesin aromat rajonale të qytetit të pikturuara mbi to, raporton Anadolu.

Në muze mbahen punëtori të ndryshme, dhe Behiye Guney, drejtuese e punëtorisë së porcelanit, gjithashtu riparon dhe riciklon pjatat e thyera aksidentalisht në restorante.

Pjatat e thyera sillen në muze, ku ato rimontohen me ngjitës të veçantë. Pjatat, të dekoruara me përshkrime të aromave rajonale të qytetit, u dhurohen më pas vizitorëve.

Kuratorja e muzeut, Hazal Bostancieri, i tha për Anadolu se ata e rigjallëruan muzeun, i cili tregon historinë e sapunit dhe melasës, përmes punëtorive.

"Ullinjtë dhe rrushi përdoren në çdo fazë, nga fara te gjethet. Ato janë produkte të vlefshme për jetën njerëzore. Ne konsumojmë rrush si frut, si melasë dhe përdorim farat e tij për kujdesin e lëkurës. Ne gjithashtu u ofrojmë vizitorëve përvoja përmes punëtorive në muze. Në fazën e fundit të historisë sonë, ne kemi pjata riciklimi ku kombinohen dy nga produktet tona me mbetje zero".

Pjatat e thyera riciklohen

Bostancieri shpjegoi se ata së pari i rendisin pjatat sipas gjendjes së tyre. "Çdo gjë mund të ripërdoret. Një pjatë mund të jetë e thyer, por mund të ripërdoret për qëllime dekorative. Ne gjithashtu duam të rrisim ndërgjegjësimin tek vizitorët tanë duke shpjeguar se gjethet dhe farat e rrushit mund të përdoren po ashtu. Në botën e sotme, kur burimet po shterojnë, duhet të jemi të kujdesshëm si me ujin ashtu edhe me ushqimin", tha ajo.

Behiye Guney, drejtuesja e punishtes së porcelanit, shpjegoi se ata u ofrojnë vizitorëve informacion në lidhje me riciklimin. "Duke riparuar dhe lyer pjatat që mund të riciklohen, ne kontribuojmë në turizëm dhe rrisim ndërgjegjësimin tek mysafirët tanë", theksoi ajo.

"Edhe mbeturinat e ullirit dhe rrushit nuk shkojnë dëm, ato mund të përdoren si lëndë djegëse. Në vend që t'i hedhim pjatat e thyera, ne i riparojmë, lyejmë dhe i riciklojmë ato", tha ajo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın