Turqia

Perëndimi i diellit në Liqenin e Kripur krijon festë vizuale me tonet e tij të kuqe

I vendosur në kryqëzimin e kufijve provincialë të Ankarasë, Konyas dhe Aksarayit, Liqeni i Kripur me bukurinë e tij unike natyrore, mirëpret çdo vit shumë turistë vendas dhe të huaj

Hacı Özkan  | 04.12.2025 - Përdıtësım : 05.12.2025
Perëndimi i diellit në Liqenin e Kripur krijon festë vizuale me tonet e tij të kuqe Foto: Hacı Özkan/AA

Aksaray

Ngjyrat e kuqe që shfaqen në qiell gjatë perëndimit të diellit në Liqenin e Kripur, liqeni i dytë më i madh i Turqisë, ofrojnë pamje mbresëlënëse, raporton Anadolu.

I vendosur në kryqëzimin e kufijve provincialë të Ankarasë, Konyas dhe Aksarayit, Liqeni i Kripur me bukurinë e tij unike natyrore, mirëpret çdo vit shumë turistë vendas dhe të huaj.

Pranë liqenit perëndimi i diellit në mbrëmje filtrohet përmes reve dhe reflektohet në ujin e cekët të mbuluar me kripë. Vizitorët në rajon shkojnë në safari me kuaj dhe ATV, duke fotografuar pamjet e bukura të perëndimit të diellit.

Dursun Altan, pronar i një ferme kuajsh, tha për Anadolu se perëndimi i diellit në Liqenin e Kripur ofron përvojë unike vizuale. Ai tha se perëndimi i diellit ka nuancë të kuqërremtë, veçanërisht gjatë safarive me kalë në liqenin e bardhë të pastër.

"U rekomandoj të gjithëve të përjetojnë bukurinë e lindjes dhe perëndimit të diellit në Liqenin e Kripur Eskil. Dashamirësit e natyrës dhe entuziastët e fotografisë mund të kapin lehtësisht lindjet dhe perëndimet e diellit në Liqenin e Kripur. I ftoj të gjithë në Liqenin e Kripur Eskil", tha Altan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın