Turqia

Pas një stërvitjeje të rëndë komandoset turke të gatshme për operacione

Gjithsej 20 femra vullnetare përfuduan stërvitjen 20 javore dhe kështu përbëjnë grupin e parë komandoseve të xhandarmërisë turke me gradën nënoficere

Halil Fidan   | 14.02.2020
Pas një stërvitjeje të rëndë komandoset turke të gatshme për operacione ( Halil Fidan - Anadolu Agency )

Izmir

Nënoficeret turke janë në pritje të detyrave të para dhe sfidave të reja pasi kanë marrë trajnime të rënda në Komandën dhe Qendrën e Trajnimit të Komandove të Xhandarmërisë në rrethin Foça të Izmirit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 20 vullnetare femra përfunduan trajnimin 20-javor që filluan shtatorin e kaluar.

Nënoficeret të cilat përbëjnë grupin e komandove të xhandarmërisë kanë kaluar trajnime të rënda psiko-fizike gjatë së cilës kaluan më shumë se dy muaj në ambiente të hapura.

Programi trajnues i komandove të xhandarmërisë për femra në Izmir

IZMIR, TURQI - 14 Shkurt: Stërvitja e komandove të xhandarmerisë për femra gjatë programit të trajnimit të kandidatëve për testin pranues të komandantëve të xhandarmërisë në shkollën dhe qendrën trajnuese Komandot e Xhandarmërisë-Foca në Izmir, Turqi më 14 shkurt 2020. ( Halil Fidan - Anadolu Agency )

Komandot treguan aftësi veçanërisht të rafinuara në trajtimin e përdorimit të armëve të ndryshme, ku me sy të lidhur për disa sekonda montojnë dhe çmontojnë revolet dhe pushkët.

Trajnimi gjithashtu përfshinte mësime teorike dhe trajnime në fushën e ndihmës së parë, leximin e hartave, operacionet antiterroriste, neutralizimin e pajisjeve shpërthyese dhe minave si dhe aftësi të tjera të nevojshme për kryerjen e detyrave të xhandarmërisë.

Kështu nënoficeret u pajisën me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të kryer detyra në kohë paqeje dhe lufte si dhe në të gjitha rrethanat ekstreme.

Nënoficeret e guximshme përbëjnë grupin e parë të femrave komando të xhandarmërisë që ngjallin besim te miqtë dhe frikë tek armiqtë.

Nënoficerja Merve Cetin tha për AA se ajo në mënyrë vullnetare ishte bashkuar me koleget e saj për t’i shërbyer atdheut, por edhe për t’i treguar babait të saj se nuk kishte asnjë arsye të pikëllohej se nuk kishte djalë që ta dërgonte në ushtri.

"Doja t'i tregoja babait tim se thirrja ushtarake nuk është ekskluzivisht e rezervuar për burra, por që gratë mund ta kryejnë atë me sukses të madh", tha Cetin.

Duke theksuar se stërvitja ishte jashtëzakonisht e vështirë, Cetin tha se ajo pas çdo rrëzimi ishte ngritur prap në këmbë, pasi që komandot vijnë në shprehje atëherë kur të tjerët thonë, ka marrë fund.

Po ashtu dhe nënoficerja, Su Yildiz tha se ajo ishte e gatshme të kryejë detyra kudo që valëvitet flamuri turk.

"Ne nuk jemi stërvitur vetëm të marrim titullin komando, por të jemi të gatshme në çdo kohë për të kryer ndonjë detyrë të caktuar", tha Yildiz.

Nënoficeret Aysenur Kilical dhe Sema Bekdemir thanë se vullnetarisht ishin paraqitur në njësinë e komandos për të treguar se për çfarë ishin të gatshme, pasi ato forcën dhe durimin e marrin nga gjaku fisnik që rridhte në venat e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın