Turqia

Parandalohet kontrabandimi i drogës në Aeroportin e Stambollit

Policia doganore sekuestroi mbi 1.7 ton kratom, një substancë me prejardhje nga Azia Juglindore që krijon varësi të lartë

Sibel Uğurlu  | 13.12.2019 - Përdıtësım : 13.12.2019
Parandalohet kontrabandimi i drogës në Aeroportin e Stambollit ( İzzet Taskiran - Anadolu Agency )

Stamboll

Më shumë se 1.7 ton drogë të paligjshme e destinuar për në SHBA u sekuestrua sot në Aeroportin e Stambollit, njoftuan burimet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 1.745 ton drogë me një vlerë të tregut prej 70 milionë Lira Turke (12 milionë dollarë), të dërguar nga Indonezia u zbuluan nga një qen nuhatës në aeroport.

Kjo është sasia rekord e drogës së paligjshme të kapur ndonjëherë në të gjitha aeroportet turke.

Pas inspektimit, droga doli të jetë e llojit kratom, një substancë bimore me origjinë nga Azia Juglindore, e cila bëhet nga gjethet e një peme indigjene.

Pavarësisht paralajmërimeve të shumta shëndetësore, kratomi është ndaluar në shumicën e vendeve në botë dhe njihet si një substancë që krijon varësi të lartë dhe që lidhet me vdekje të shumta.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın