Pallati i Is'hak Pashës, vend i preferuar nga turistët ndërkombëtarë
I vendosur në majë të një kodre në provincën Agri të Turqisë, me arkitekturën e tij madhështore, pallati historik mirëpret vizitorët gjatë gjithë vitit
Ağrı
I vendosur në provincën Agri të Turqisë, Pallati Is'hak Pasha, i cili është në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s vazhdon të mahnit vizitorët nga e gjithë bota, raporton Anadolu.
I vendosur në majë të një kodre në jug të rrethit, me arkitekturën e tij madhështore, pallati historik mirëpret vizitorët gjatë gjithë vitit.
I ndërtuar gjatë Epokës së Tulipanëve Osmanë dhe gjithashtu në Listën e Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, vendi historik përfshin një xhami, dhoma, mure qyteti, një tyrbe, oborre të brendshme dhe të jashtme, një dhomë këshilli dhe një sallë haremi.

Pallati historik dhe zonat përreth tij, duke përfshirë tyrben e dijetarit islam Ahmed-i Hani, Kështjellën Urartu, Muzeun Ahmed-i Hani dhe Xhaminë e Vjetër të Bajazitit, po tërheqin interesimin e vizitorëve.
Vizitori Alahattin Uk duke thënë se e shijoi shumë zonën tha:
"Është një peizazh aq i bukur saqë u mahnita. Duhet ta shijosh momentin, veçanërisht kur viziton pallatin. Çdo dhomë që viziton mbart një aromë historie; praktikisht e përjeton këtë vend. Me fjalë të tjera, peizazhi është një kryevepër në vetvete. Ne kënaqemi duke ardhur këtu sa herë që vijnë mysafirët tanë; kalojmë një kohë të mrekullueshme me secilin prej tyre. Ne ua rekomandojmë të gjithëve: udhëtoni, eksploroni dhe përjetoni".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
