Turqia

Përpjekja midis peshqve që migrojnë dhe pulëbardhave krijon skena mahnitëse në Van

Peshku i Vanit noton në rrjedhën e kundërt drejt ujërave të ëmbla për të lëshuar vezët

Dzihat Aliju  | 20.05.2025 - Përdıtësım : 21.05.2025
Përpjekja midis peshqve që migrojnë dhe pulëbardhave krijon skena mahnitëse në Van

Shkup

Liqeni i Vanit në këtë periudhë ofron skena unike të përpjekjes midis tufëve të peshkut të quajtur "alburnus tarichi", i njohur si tarek apo peshku i Vanit si dhe pulëbardhave që synojnë t'i kapin këto peshq, raporton Anadolu.

Ky lloj i peshkut që jeton në liqenin Van migron nga liqeni në lumenj midis 15 prillit dhe 15 korrikut, që është sezoni i çiftëzimit.

Bëhet fjalë për një lloj të peshkut që ndodhet vetëm në Turqi, përkatësisht është i vetmi peshk i njohur që jeton në liqenin e Vanit.

Peshku i Vanit noton në rrjedhën e kundërt drejt ujërave të ëmbla për të lëshuar vezët.

Pulëbardhat e detit që dynden drejt lumenjve në rrethin Erciş, ku migrimi i peshqve është intensiv, ushqehen me këtë lloj të peshkut.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın