Turqia

Përfundon patrullimi i tretë i përbashkët turko-rus në lindje të Eufratit

Patrullimi i përbashkët tokësor u krye nën shoqërimin e automjeteve të blinduara dhe të mjeteve ajrore pa pilot (dronë)

Ahmet Kaplan, Mehmet Arif Altunkaynak  | 08.11.2019 - Përdıtësım : 08.11.2019
Përfundon patrullimi i tretë i përbashkët turko-rus në lindje të Eufratit

Şırnak

Ushtarët turq dhe rusë përfunduan patrullimin e tretë të përbashkët tokësor që zhvilluan në lindje të Eufratit në Siri në kuadër të marrëveshjes së Soçit, raporton Anadolu Agency (AA).

Autokolona e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) e përbërë nga 4 automjete të blinduara pasi u nis nga fshati Alakamış të komunës Idil në qytetin Şırnak të Turqisë, kaloi kufirin dhe u takua me autokolonën e ushtarëve rusë duke iu bashkuar patrullimit të përbashkët tokësor. Theksohet se patrullimi i përbashkët tokësor u krye nën shoqërimin e automjeteve të blinduara dhe të mjeteve ajrore pa pilot (dronë).

Me patrullimin e tretë tokësor elementët e TSK-së kaluan për herë të parë në zonat që ndodhen në lindje të rajonit Al-Qamishli. Autokolona turke pas përfundimit të patrullimit u kthye në vijën kufitare. Zhvillimet në vijën kufitare po ndiqen nga një numër i madh gazetarësh.

Fshati Alakamış në komunën İdil i cili ndodhet në pikën zero të kufirit sirian më parë është shtruar në rend dite me përpjekjet e terroristëve të PKK-së për t'u infiltruar brenda Turqisë.

Patrullimi i parë i përbashkët tokësor turko-rus që zhvillohet në kuadër të Marrëveshjes së Soçit është kryer më 1 nëntor në zonën që ndodhet 40 kilometra në lindje të Ras Al-Ayn dhe 30 kilometra në perëndim të Al-Qamishli. Ndërsa patrullimi i dytë u zhvillua në rajonin mes Aynularab dhe Tel Abyadit më 5 nëntor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.