Turqia

Organizata terroriste YPG/PKK nga Tel Rifat vendos në objektiv civilët në Afrin, 4 të vdekur

Të paktën 4 civilë humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve me raketa që organizata terroriste YPG/PKK e pozicionuar në Tel Rifat kreu ndaj vendbanimeve në rajonin Afrin të Sirisë

Ömer Koparan, Ethem Emre Özcan  | 20.01.2022 - Përdıtësım : 21.01.2022
Organizata terroriste YPG/PKK nga Tel Rifat vendos në objektiv civilët në Afrin, 4 të vdekur

Afrin

Të paktën 4 civilë e kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me raketa që organizata terroriste YPG/PKK e pozicionuar në Tel Rifat ka kryer ndaj vendbanimeve në rajonin Afrin të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata terroriste YPG/PKK e pozicionuar në Tel Rifat, sulmoi me raketa zonën Maryamin në perëndimin të Afrinit i cili është pastruar nga terroristët nëpërmjet Operacionit "Dega e Ullirit". Në sulm humbi jetën 1 civil që ndodhej brenda një mjeti si dhe u plagosën 2 të tjerë. Teksa automjeti doli jashtë përdorimit, të plagosurit u dërguan në spitalet përreth.

Terroristët lëshuan 6 raketa në disa rrugë në qendër të rajonit Afrin. Në sulm humbën jetën 3 civilë ndërsa 8 të tjerë u plagosën.

Në këtë mënyrë brenda një dite në sulmet terroriste të kryera në Afrin humbën jetën 4 civilë ndërsa 10 të tjerë u plagosën.

YPG/PKK, e cila u dëbua nga Afrini me Operacionin "Dega e Ullirit" vazhdon praninë e saj në rajonin Tel Rifat në juglindje të rajonit.

Turqia, me mbështetjen e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) pastroi rajonin Afrin nga organizata terroriste YPG/PKK më 18 mars 2018.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın