Turqia

Operatori turk i komunikimit "Turkcell" renditet ndër kompanitë më të mira në botë

"Turkcell" u rendit midis tre kompanive kryesore në Turqi dhe e para në sektorin e telekomunikacionit në listën prej 1.000 kompanish që mbulojnë 50 vende

Kerem Alp Eren Kaya  | 11.09.2025 - Përdıtësım : 12.09.2025
Operatori turk i komunikimit "Turkcell" renditet ndër kompanitë më të mira në botë

Stamboll

Operatori i komunikimit "Turkcell" i Turqisë, ka fituar një vend në listën e revistës TIME për "Kompanitë më të Mira në Botë 2025", të përgatitur nga kompania kërkimore Statista, e cila intervistoi 200 mijë njerëz në 50 vende, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga kompania thuhet se "Turkcell" ka arritur sukses global me kulturën e saj korporative të fokusuar te njerëzit.

Bazuar në kënaqësinë e punonjësve, rritjen e të ardhurave dhe të dhënat mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG), "Turkcell" u rendit midis tre kompanive kryesore në Turqi dhe e para në sektorin e telekomunikacionit në listën prej 1.000 kompanish që mbulojnë 50 vende.

Në të njëjtën kohë, "Turkcell" u rendit midis pesë kompanive kryesore të telekomunikacionit në nivel global. Vitin e kaluar, "Turkcell" u përfshi gjithashtu në listën e Forbes "Punëdhënësit më të Mirë në Botë", bazuar në një anketë të kryer me më shumë se 300 mijë punonjës në 50 vende.

Kompania formëson të gjithë qasjen e saj ndaj Burimeve Njerëzore duke u përqendruar te njerëzit dhe vazhdon të përpiqet t'u ofrojë punonjësve përvojë pozitive në çdo aspekt të jetës së tyre.

Duke synuar të krijojë sistem që thjeshton punën e punonjësve të saj, mbështet zhvillimin e tyre dhe përmirëson cilësinë e jetës së tyre, "Turkcell" qëndron pranë punonjësve të saj me të drejtat shtesë.

"Ne e drejtojmë punën tonë me qasje të fokusuar tek njeriu, gjithëpërfshirja dhe inovacioni"

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë "Turkcell", Ali Taha Koç tha se ata janë shumë të kënaqur që janë ndër pesë kompanitë më të mira të telekomunikacionit në botë.

Ai theksoi se "Turkcell" beson se aseti i saj më i vlefshëm janë punonjësit e saj. "Ne e drejtojmë punën tonë me një qasje të fokusuar tek njeriu, gjithëpërfshirja dhe inovacioni. Të njihemi për këtë vizion nga organizata të tilla prestigjioze të gëzon por njëkohësisht edhe të motivon. Është kënaqësi e madhe për ne të renditemi ndër më të mirat në vendin tonë në listën 'Kompanitë më të Mira në Botë', e cila merr në konsideratë jo vetëm kënaqësinë e punonjësve, por edhe përpjekjet tona për përfitime sociale", tha Koç.

"Qëllimi ynë është ta çojmë markën 'Turkcell' edhe më tej, me një ndjenjë përgjegjësie ndaj aksionarëve tanë, klientëve dhe vendit tonë. Shpreh mirënjohjen time për të gjithë kolegët e mi që kanë kontribuar në këtë sukses", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.