Turqia

Operacioni "Kthetra-Shpata", Türkiye neutralizon mbi 250 terroristë

Ministri i Mbrojtjes së Türkiye-s, Hulusi Akar njoftoi se vendi i tij në kuadër të operacionit "Kthetra-Shpata" ka neutralizuar 254 terroristë ndërsa ka goditur 471 objektiva deri më tani

Sarp Özer  | 23.11.2022 - Përdıtësım : 23.11.2022
Operacioni "Kthetra-Shpata", Türkiye neutralizon mbi 250 terroristë

Ankara

Ministri i Mbrojtjes së Türkiye-s, Hulusi Akar njoftoi se vendi i tij në kuadër të operacionit "Kthetra-Shpata" ka neutralizuar 254 terroristë ndërsa ka goditur 471 objektiva deri më tani, raporton Anadolu Agency (AA).

Akar zhvilloi një mbledhje me komandantët e trupave në kufi nëpërmjet video-konferencës së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Türkiye-s, Yaşar Güler dhe komandantin e Forcave Tokësore, Musa Avsever, për situatën e fundit në terren lidhur me operacionin.

Ai njoftoi se operacioni "Kthetra-Shpata" që filloi me fushatë ajrore më të madhe, gjithëpërfshirëse dhe efektive të periudhës së fundit, po vazhdon me sukses. "Operacioni vazhdon me të shtëna ndëshkuese nga mjetet mbështetëse ajrore dhe tokësore. Në operacion deri më tani janë goditur 471 objektiva, janë neutralizuar 254 terroristë", tha Akar.

Ministri Akar vuri në dukje përpjekjet për dezinformim të mbështetësve të organizatës terroriste brenda dhe jashtë vendit, çdo herë kur Forcat e Armatosura Turke (TSK) zhvillojnë operacione të suksesshme në luftën e saj kundër terrorizmit.

"E ritheksoj se objektivi i vetëm i TSK janë terroristët dhe strukturat që u përkasin terroristëve. Ne nuk kemi problem me ndonjë grup etnik, fetar, sektar, vëllezërit tanë kurdë, arabë. Kemi vetëm një objektiv, ato janë terroristët. Kush janë këta, PKK/YPG/PYD, DEASH. Koha e llogarisë për terroristët", deklaroi ministri turk i Mbrojtjes.

Herët të dielën, Türkiye nisi operacionin "Kthetra-Shpata", një fushatë ajrore ndërkufitare kundër grupit terrorist PKK/YPG, i cili posedon strehë të paligjshme përgjatë kufirit të Irakut dhe Sirisë, nga ku ata planifikojnë sulme në tokën turke.

Operacioni ajror pasoi sulmin terrorist në rrugën e frekuentuar "Istiklal" të Istanbulit ku humbën jetën 6 persona ndërsa 81 të tjerë u plagosën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın