Turqia

"Operacioni i TSK-së në veri të Irakut, mesazh për mbështetësit e terrorizmit"

"TSK sonte ekzekutoi një operacion të suksesshëm ajror në rajonet Sinxhar, një nga qendrat e rëndësishme ku janë strehuar elementet terroriste që përbëjnë kërcënim ndaj sigurisë kombëtare dhe stabilitetit rajonal, dhe në Malin Karaxhak", tha Altun

Merve Yıldızalp  | 13.12.2018 - Përdıtësım : 14.12.2018
"Operacioni i TSK-së në veri të Irakut, mesazh për mbështetësit e terrorizmit"

Ankara

ANKARA (AA) - Shefi i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, tha se operacioni ajror antiterrorist i Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në veri të Irakut është goditje për terrorizmin dhe mesazh për mbështetësit e terrorizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"TSK sonte ekzekutoi një operacion të suksesshëm ajror në rajonet Sinxhar, një nga qendrat e rëndësishme ku janë strehuar elementet terroriste që përbëjnë kërcënim ndaj sigurisë kombëtare dhe stabilitetit rajonal, dhe në Malin Karaxhak", tha Altun në një postim në rrjetin social Twitter.

"Ky operacion është goditje për terrorizmin dhe mesazh për mbështetësit e terrorizmit", ka shkruar Altun.

Ndryshe, forcat turke më herët ndërmorën operacion ajror në rajonet Sinxhar dhe Karaxhak në veri të Irakut, duke shënjestruar strehimore, bunkerë, tunele dhe depo të terroristëve.

Operacioni u ndërmor kundër PKK/KCK/PYD/YPG-së dhe elementeve të tjera terroriste me qëllim mënjanimin e sulmeve terroriste ndaj popullatës dhe forcave të sigurisë nga veriu i Irakut dhe për të garantuar sigurinë kufitare, në përputhje me Nenin 51 të Kartës së OKB-së, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın