Turqia

Odayeri, rrafshnalta mahnitëse mirëpret vizitorët me ngjyrat e vjeshtës

Peshkatarët, fotografët dhe kampistët që vizitojnë rrafshnaltën dhe pellgun e formuar nga vullkanet përjetojnë atmosferën e gjallë të vjeshtës

Ömer Ürer  | 27.10.2025 - Përdıtësım : 27.10.2025
Odayeri, rrafshnalta mahnitëse mirëpret vizitorët me ngjyrat e vjeshtës Foto: Ömer Ürer/AA

Duzce

Rrafshnalta Odayeri dhe pellgu Torkul në Duzce të Turqisë u ofrojnë vizitorëve pamje vjeshtore, me pemë të mbuluara me nuanca të gjelbra, të verdha, të kuqe dhe kafe, raporton Anadolu.

Peshkatarët, fotografët dhe kampistët që vizitojnë rrafshnaltën dhe pellgun e formuar nga vullkanet përjetojnë atmosferën e gjallë të vjeshtës.

Të vendosura 34 kilometra nga qendra e qytetit në një lartësi prej 1.451 metrash, nuancat e verdha, kafe, të gjelbër dhe të kuqe që dominojnë pemët dhe bimësinë përreth rrafshnaltës dhe pellgut janë mahnitëse për dashamirësit e natyrës.

Rruga e rrethuar me pemë si ahu, bredhi, shkoza, gështenja, panja dhe pisha e zezë, u ofron vizitorëve mundësinë të udhëtojnë mes një dallgë ngjyrash.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın