Turqia

OBSH dhe AFAD nisin aksion humanitar për Palestinën

“AFAD do të sigurojë ndihmë në vlerë prej 1.2 milionë dollarë, ndërsa kjo ka të bëjë me pajisjen mjekësore dhe barna. Këtë do ta sigurojë AFAD, ndërsa OBSH do t’i transportojë në Gaza”, tha Akdağ

Etem Geylan, Andaç Hongur  | 19.05.2018 - Përdıtësım : 20.05.2018
OBSH dhe AFAD nisin aksion humanitar për Palestinën

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Në bashkëpunim me Organizatën Botërore Shëndetësore (OBSH) dhe Agjencia Turke e Menaxhimit të Emergjencave pranë Qeverisë së Turqisë (AFAD) është ngritur një aksion humanitar me titull “Bëhu shpresa për Palestinën”, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Akdağ, në Stamboll foli në konferencën për mediat ku u prezantua aksioni humanitar, ndërsa me këtë rast u përqendrua në krizën humanitare që është e pranishme në Gaza.

“AFAD do të sigurojë ndihmë në vlerë prej 1.2 milionë dollarë, ndërsa kjo ka të bëjë me pajisjen mjekësore dhe barna. Këtë do ta sigurojë AFAD, ndërsa OBSH do t’i transportojë në Gaza”, tha Akdağ.

Duke u përqendruar në krizën aktuale humanitare në Gazë, Akdağ tha se po pengohet dorëzimi i ndihmës humanitare, dhe se kjo është një gjest jonjerëzor dhe johuman.

“Momentalisht në Gaza ka 1.757 persona të plagosur, në mesin e të cilëve 86 fëmijë dhe 224 gra. Në mesin e të plagosurve, 127 prej tyre janë në gjendje kritike. Në Gaza në nivel ditor ndodh ndërprerja e energjisë elektrike në kohëzgjatje prej 16 deri në 20 orë”, tha Akdağ, duke shtuar se pikërisht për shkak të këtij fakti ky aksion humanitar është me rëndësi të madhe.

Akdağ i bëri thirrje tërë popullit turk që të ofrojë mbështetje për Palestinën përmes këtij aksioni humanitar, duke shtuar se këtë mund ta bëjnë përmes xhirollogarisë bankare ose dërgimit të SMS-ve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın