Nëna 78-vjeçare nga Stambolli kreu medresenë dhe mësoi Kuranin përmendësh
Möminat Dilli, pasi e kreu medresenë ajo mësoi përmendësh Kuranin e Shenjtë në një kohë të shkurtër dhe u bë hafize.

Stamboll
Möminat Dilli, e cila jeton në Stamboll, realizoi ëndrrën e saj për të studiuar, ku në moshën 78-vjeçare u diplomua nga medreseja dhe u bë hafize, raporton Anadolu.
Nëna 78-vjeçare Dilli, nënë e tre fëmijëve, donte të kryente shkollën e mesme, por nuk mundi ta realizonte ëndrrën e saj për shumë vite sepse burri i saj nuk e lejonte. Pasi burri i saj u sëmur në vitin 2021, ai i dha leje të studionte para vdekjes së tij dhe ajo menjëherë filloi të kërkonte shkolla të mesme që ofronin arsim në distancë.
Duke kërkuar një shkollë që do ta pranonte, Dilli, e cila madje aplikoi në shkollat e mesme profesionale fetare, më në fund u pranua në programin e arsimit të hapur të një medreseje në Stamboll.
📖 Nëna 78-vjeçare nga Stambolli, Möminat Dilli, pasi e kreu medresenë ajo mësoi përmendësh Kuranin e Shenjtë në një kohë të shkurtër dhe u bë hafize ⤵️
🔗 https://t.co/VPUgboZKuB pic.twitter.com/0lD5ML3brn
Dilli përfundoi me sukses provimet dhe mori diplomën nga shkolla e mesme vitin e kaluar. Pasi e kreu medresenë ajo mësoi përmendësh Kuranin e Shenjtë në një kohë të shkurtër dhe u bë hafize.
"U them të rinjve ta shfrytëzojnë mirë kohën e tyre"
Dilli deklaroi se kishte mësuar përmendësh shumë sure të Kuranit dhe lutje në medrese.
"Kur në fund të semestrit e kuptova se isha shumë afër me mësimin përmendësh të Kuranit, vazhdova ta mësoja përmendësh. Pyeta veten: 'Pse të mos bëhem hafize?'. Shkolla mbaroi këtu, por mësimi im nuk ka mbaruar ende. Vazhdova mësimin përmendësh në shtëpi. Faleminderit Zotit që e mësova përmendësh. Por sigurisht që u mërzita shumë. E përfundova mësimin përmendësh, tani po bëj përsëritje. Por kjo është më e vështirë", tha ajo.
Ajo tregon se këshillon të rinjtë që ta shfrytëzojnë sa më shumë kohën e tyre. "I kushtoj shumë rëndësi kohës. Ata duhet ta dinë vlerën e rinisë së tyre. Nëse do të isha në shkollën fillore tani, mësimi përmendësh do të kishte mbaruar shumë kohë më parë. Natyrisht, kur të rritesh, procesi i të nxënit ecën pak më ngadalë. Zoti im e tha gjënë më të bukur, urdhëroi: 'Lexoni'. Le ta mbajnë, domethënë le ta lexojnë", tha ajo.
Dilli gjithashtu këshilloi familjet që të interesohen shumë për fëmijët e tyre, t’i bëjnë ata të duan arsimin dhe t’i mbështesin ata.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.